MEPSO do të blejë pajisje të reja primare me tension të lartë

Shkup, 27 tetor 2016 (MIA) - Sistemi operator elektropërçues i Maqedonisë SHA MEPSO sot lidhi marrëveshje për blerje të pajisjeve të reja primare të tensionit të lartë për nevojat e stacioneve të transformatorëve nga rrjeti përçues me vlerë prej 1,87 milionë eurosh.

Siç informojnë nga kompania, kjo është blerja e parë e cila është pjesë e projektit për rivitalizm dhe modernizim të rrjetit përçues që MEPSO e realizon në aranzhman kreditor me Bankën Evropiane për Ripërtërije dhe Zhvillim (BERZH).

"Ofrues më i volitshëm në tenderin ndërkombëtar është konzorciumi i kompanive : 'Elnos' nga Serbia dhe 'Konçar - transformatorë matës' nga Kroacia. Me këtë rast marrëveshjen për furnizim sot në Shkup e lidhën Aco Ristevski, anëtar i Bordit Drejtues dhe drejtor i filialit Operator i rrjetit përçues të MEPSO-s, Zharko Ronçeviq, drejtor i shtijes në 'Elnos' dhe Ante Rogozina, kryetar i Bordit Drejtues të 'Konçar- transformatorë matës'. Vlera e marrëveshjes është 1,87 milionë euro", njoftoi MEPSO.

Me këtë marrëveshje, saktësojnë nga kompania, bëhet furnizimi me çelësa elektrikë, shpërndarës, transformatorë matës dhe gypa për tensione të larta të cilat do të instalohen në rrjetin përçues 400 kilovatësh dhe 110 kilovatësh të SHA MEPSO.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail