Sier: Maqedonia me politikat ekonomike shkoi përpara në shumë sektorë

Shkup, 28 tetor 2016 (MIA) - Maqedonia me rezultatet e saj ekonomike dhe politikat e suksesshme ekonomike shkoi përpara në shumë sektorë, ndërsa dëshmi për këtë është edhe raporti i fundit i "Duing biznis" i cili paraqet mirënjohje të madhe për vendin, vlerëson Dejvid Sier, nënkryetar dhe anëtar i Këshillit drejtues të KPMG, një prej katër organizatave më të mëdha konsulente dhe financiare në botë.

Në takimin në Londër me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe delegacionin partiak, Sier ka theksuar se rritja në rangimin e Maqedonisë është e jashtëzakonshme dhe se mund të pritet se shumë ndërmarrje globale do t'i shfrytëzojnë përfitime të cilat i ofron shteti për të investuar në të ardhmen.

"Maqedonia është tregim shumë interesant në pikëpamje të mënyrës në të cilën realizoi progres të jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve për të bërë biznes. Prej pozitës 94 në raportin e "Duing biznis" të Bankës Botërore para dhjetë viteve, tani është në pozitën e 10-të në botë edhe atë kur Britania e Madhe ra nga pozita e 5-të në të 6-të. Ky është tregim shumë i mirë në pikëpamje të investimeve të huaja. Si KPMG, punojmë me shumë kompani të huaja të cilat kanë investuar në Maqedoni dhe gëzohemi nëse punojmë me shumë të tjera në të ardhmen", theksoi Sier.

Sipas tij, Maqedonia është destinacion shumë i mirë turistik dhe është destinacion i mirë për të investuar. "Edhe atë që e keni arritur në sferën e prodhimit në pjesë të ndryshme të industrisë automobilistike dhe në disa sfera është jashtëzakonisht mbresëlënëse. Ky është tregim i cili do të zhvillohet dhe plotësohet viteve të ardhshme", thotë Sier.

Lideri i VMRO-DPMNE-së pas takimit deklaroi se kanë prezantuar shumë detaje për ekonominë e Maqedonisë dhe për progresin e saj, për bërjen e klimës së mirë të biznesit, për hapat e ardhshëm që planifikohen, sfidat me të cilat po ballafaqohet dhe rezultatet në planin vendor në kuptim të papunësisë së zvogëluar.

“Patëm takim të rëndësishëm në selinë kryesore të KPMG në Londër, kompani e cila jep raporte për Republikën e Maqedonisë në planin ekonomik çdo vit. Deri tani kemi raporte të shkëlqyera në kuptim të ekonomisë sonë, kushtet për bërje të biznesit, mundësitë për tërheqjen e investimeve, gjegjësisht informacione për investuesit, informacione për Republikën e Maqedonisë të cilat janë të mira dhe të sakta dhe nga të cilat shteti ynë deri tani kishte benefit sepse investuesit, veçanërisht klientët e KPMG-së, i lexojnë ato raporte dhe konform atyre orientohen ku ta bëjnë investimin e ri”, theksoi Gruevski.

Në raportin e fundit për Maqedoninë, KPMG i thekson përfitimet tatimore të cilat u janë në disponim kompanive, si dhe fuqinë e punës të edukuar dhe të kualifikuar. Ata vlerësojnë se Maqedonia është vend me shpenzime më të vogla për bërjen e biznesit në Evropë, me ç’rast janë vendosur tatimet më të ulëta, tatim të sheshtë dhe të ulët, tatim personal dhe tatim të fitimit. Thekson se ofrohen përfitime të jashtëzakonshme në zonat zhvillimore teknologjike-industriale, investohet në rrugë të reja, hekurudha dhe se përparësitë e tilla janë të njohura nga shumë kompani të huaja të cilët kanë vendosur të investojnë dhe e rekomandojnë si destinacion i ardhshëm për investim.

KPMG është organizatë financiare e cila merret edhe me revizion, sigurim, tatime, konsultime, statistika, korporatave, shërbime financiare dhe juridike. Kompanitë, anëtare të KPMG-së mund të gjenden në 155 vende në botë, në mënyrë kolektive ata punësojnë më shumë se 174.000 njerëz nga tërë spektri i disiplinave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail