Takim Nikoliq-Ivanov:përmes dialogut ta avancojmë bashkëpunimin në të gjitha sferat

Beograd, 28 tetor 2016 (MIA) - Maqedonia dhe Serbia gjatë 20 viteve të kaluara prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, arritën të ndërtojnë marrëdhënie të sinqerta diplomatike dhe dialog të vazhdueshëm dhe të shkëlqyeshëm politik, si dhe interes të përbashkët dhe angazhime të ndërsjellta ta avancojmë bashkëpunimin në të gjitha sferat, theksoi presidenti Gjorge Ivanov pas takimit të sotëm me presidentin serb Tomisllav Nikoliq.

Presidenti serb theksoi se në takimin me Ivanov konstatuan se marrëdhëniet politike ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë janë shumë të mira dhe se në këtë periudhë, përplot me sfida të ndryshme, treguan se përmes bashkëpunimit dhe bisedës mund të parandalohen dhe të tejkalohen të gjitha vështirësitë, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Beogradi.

Ivanov ndodhet për vizitë pune në Beograd dhe Pançevë me rastin e shënimit të jubileut "70 vite të ardhjes së maqedonasve në Vojvodinë".

Dy presidentët biseduan edhe për ngjarjet e fundit në rajon, për krizën e emigrantëve, për sfidat e përbashkëta të sigurisë, si dhe për perspektivat evropiane të të dy vendeve.

Ivanov paralajmëroi jetësimin e projektit Danub-Morava-Varda, për çka është e interesuar edhe Greqia fqinje.

Ivanov në Beograd do të takohet edhe me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në kuadër të vizitës së punës vonë pasdite do të mbahet biznes forum i Serbisë dhe Maqedonisë, ku do të marrin pjesë rreth njëzet kompani nga Maqedonia, nga industria farmaceutike, ushqimore, e metaleve, ndërtimore, si dhe nga sfera e teknologjive informatike, veprimtaritë grafike dhe shërbimet transportuese. Në hapjen e biznes forumit në Beograd do të flasin presidentët Ivanov dhe Nikoliq, si dhe kryetarët e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe të Serbisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail