Rangimi në Doing biznes rekomandim për kompanitë e huaja, por edhe për kompanitë eksportuese vendore

Shkup, 28 tetor 2016 (MIA) - Rangimi i Maqedonisë nga ana e Doing biznes mes dhjetë ekonomive më të mira në botë për udhëheqje të biznesit e vendos vendin në hartën e investitorëve të huaj. Gjithashtu ai është rekomandim i mirë për kompanitë vendore të Maqedonisë të cilat janë me orientim eksportues për pozicionim në tregjet ndërkombëtare.

Drejtori i Drejtorisë për Zona industriale teknologjike Viktor Mizo për TV Nova deklaroi se raporti u jep informata investitorëve të huaj për përparësitë komparative të cilat Maqedonia mund t'i ofrojë dhe paraqet një hap përpara në analizën e kompanive nëse duhet të investojnë në vend.

"Raporti është një pasqyrë për kompanitë të cilat nuk e njohin vendin, se si ato do të udhëheqnin biznes përderisa vijnë këtu në Maqedoni në krahasim me ato vende  ku veçmë kanë investuar dhe se si ne krahasohemi në rajon. Çdo kompani bën analiza shumë të thella, para se të vijë në Maqedoni, i marrin të gjitha informatat nga raportet si Doing biznes, pastaj analizojnë tre deri në katër vende ku do të vijnë dhe në biseda të drejtpërdrejta me kompanitë e tjera ekzistuese për përvojat e tyre marrin vendime", thotë Mizo.

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Danela Arsovska thotë se raporti Doing biznes duhet të na gëzojë, sepse me të hartohet Maqedonia, jo vetëm në raport të kompanive të huaja, por edhe në raport të kompanive vendore të cilat duan të pozicionohen  në tregjet e huaja dhe të cilat janë me orientim eksportues.

"Nëse deri para një viti për Republikën e Maqedonisë shumë pak vende kishin dëgjuar, tani jemi të vendosur në hartë, jo vetëm si destinacion për investime, por edhe si destinacion ku funksionon sistemi dhe ku mund të gjehen kompanitë e Maqedonisë të cilat mund t'i kryejnë obligimet  në mënyrë konkurrente dhe sipas standarteve. Tatimet mund të jenë edhe më të ulëta në botë,  nëse ju jeni të pasigurtë se ku shkoni, askush nuk do të investonte atje. Për këtë është i rëndësishëm raporti Doing biznes", thotë Arsovska.

Ashtu siç thekson drejtori i Drejtorisë së ZZHIT Mizo, gjatë përgatitjes së Doing biznes parasysh merren edhe mendimet e kompanive të cilat punojnë në vend, përkatësisht përveç rregullores ligjore raporti merr parasysh dhe si ajo të zbatohet në praktikë.

Mizo thotë se sipas anketave të cilat janë bërë te investitorët e huaj ekzistues në vend, nga ajo se si ata janë të kënaqur nga udhëheqja e biznesit dhe nëse kanë hasur përmirësim të klimës së biznesit, një përqindje e madhe ose mbi dy të tretat prej tyre kanë thënë se kanë hasur  përmirësim të madh në klimën e biznesit, nga momenti i ardhjes deri më sot.

"Në krijimin e reformave për përmirësim të vazhdueshëm të Maqedonisë pas dhjetë indikacioneve të Doing biznes punon në ekip i tërë institucionesh të cilat i marrin parashikimet dhe sugjerimet edhe të kompanive vendore dhe të huaja gjatë krijimit të masave", thotë Mizo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail