Memorandum për bashkëpunim midis federatës së fermerëve të Maqedonisë dhe të Moldavisë

Shkup, 28 tetor 2016 (MIA) - Memorandum për partneritet dhe bashkëpunim midis Federatës së fermerëve të Republikës së Maqedonisë dhe Federatës kombëtare të fermerëve të Moldavisë sot në Kishinjev nënshkruan kryetarët e dy federatave Nikolla Stamenov dhe Valeriu Kosarciuk. Organizatat me Memorandumin u dakorduan të hyjnë në partneritet me qëllim që të kontribuohet për përmirësimin e gjendjes ekonomike të fermerëve të vegjël dhe të mesëm në Moldavi dhe në Maqedoni përmes ndërtimit të kapaciteteve të tyre menaxheriale dhe të marketingut dhe përmirësimin e transferit të njohurive, këmbimin e përvojave, praktikat e mira, ekspertizën..., kumtoi FFRM.

Prej atje informojnë se njëri prej qëllimeve të Memorandumit është rritja e mirëqenies së popullatës rurale dhe zhvillimin e bujqësisë në kontekst të harmonizimit të ligjdhënies, përmirësimit të bashkëpunimit dhe transferit të praktikave të mira midis fermerëve nga Maqedonia dhe Moldavia; transferim të përvojave dhe praktikat e mira midis Maqedonisë dhe Moldavisë, prania e madhe e agro-prodhimeve tona në Moldavi dhe anasjelltas.

"FFRM dhe FKFM u dakoroduan që të organizohet kongres në fillimit të vitit të ardhshëm për formimin e platformës së organizatave bujqësore nga Evropa Juglindore dhe të dërgohet porosi deri te BE-ja se këto vende, gjithashtu, janë pjesë e BE-së, e jo shtete ku pjesa më e madhe e popullatës migron në shtetet evropiane, por, gjithashtu edhe si vende në të cilat iu duhet mbështetje nga BE-ja për zhvillimin ekonomik, veçanërisht bujqësia si sektor kryesor në këtë pjesë të BE-së, ku prodhohet ushqim dhe të krijohen marrëdhënie të mira me BE-në dhe një ditë të bëhen anëtare të familjes së BE-së", thuhet në kumtesën e FRRM-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail