Ahmeti: Interesat e shqiptarëve i mbron vetëm BDI

Krushevë, 27 nëntor 2016 (MIA) - Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti takoi banorët e Presillës, komuna e Krushevës ku u bashkëbisedua shqip mbi çështjet që tangojnë banorët e kësaj ane.

Ahmeti, para banorëve të zonës porositi qartë se nuk do lejohet asnjë hap drejt asimilimit dhe çuarjes në harresë të gjuhës shqipe, që përkon edhe me zotimet për barazi dhe vetëdijësim gjuhësor të BDI-së. 

"Më vjen mirë që edhe këtu frymohet shqip. Ju e dini mirë se çfarë do të thotë asimilim, çfarë do të thotë shtypje. Kandidatët për deputetë do të mbrojnë interesat shqiptare, posaçërisht të kësaj ane. Ju si shqiptarë të Krushevës nuk keni nevojë të ndahemi, duhet të jemi bashkë dhe me këtë të rrisim numrin e këshilltarëve në komunën e Krushevës", porositi të pranishmit Ahmeti.

Ahmeti dha mesazh të prerë banorëve të zonës së Krushevës, të cilëve u tha se interesat e shqiptarëve i mbron vetëm BDI.

Ai  premtoi se takimet do jenë më të shpeshta me banorët e kësaj zone pasi momenti është që t'i gjindemi afër njëri-tjetrit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail