Ahmeti: Ohri pararojë e BDI-së

Ohër, 27 nëntor 2016 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në krye me kryetarin Ali Ahmeti, shefin e Shtabit Qendror Zgjedhor, Bekim Neziri dhe kandidatë për deputetë të njësisë  e pestë zgjedhore  përmbylli aktivitetet ditore të fushatës në Ohër.

Kryetari Ali Ahmeti para një numri të madh banorësh të zonës tha se BDI do t’u qëndrojë besnike përbetimeve të saja që janë në të mirën e qytetarëve shqiptar ku do që jetojnë anë e mbanë Maqedonisë.

“Sot unë jam këtu me kuadro të larta drejtuese të BDI-së me qëllimin më të mirë që Ohri dhe vendet tjera si Dollneni, Krusheva, Manastiri e Prespa janë në qëndrë të vëmendjes së të gjithë veprimtarëve, kjo do të thotë që BDI ka kujdesë dhe angazhon kuadro më të lartë, me qëllimin më të mirë që të kemi një pasqyrë më të detajuar se çka duhet bërë më tutje. Këtu në Ohër dallon shumë nga Dollneni, këtu është ruajtur fryma e gjallë e gjuhës shqipe, është ruajtur shumë e freskët kujtesa historike, andej persekutimet e dëbimet kanë qenë të mëdha, edhe ju nuk bëni përjashtim. Pse e hapa kështu këtë takim, në hapje të këtij shtabi, ndoshta dikush të vjen të sheh se çka bëhet, kujton se po ndodh një miting, por këtu ne po hapim shtabin për fillimin e betejës që do të ndodh me 11 dhjetor”, deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë  e gjashtë zgjedhore, Ali Ahmeti.

Ahmeti para qytetarëve të Ohrit gjithashtu tha se ky mandat do të jetë vendimtar për shumë çështje madhore pasi gjatë katër vjetëve të radhës do të vendoset në ç’drejtim do të hapërojë Maqedonia, përkatësisht shqiptarët.

“A do të mbyllim temat e hapura që na heqin zvarrë dekadën e fundit. Çështja e emrit, marrdhëniet me fqinjët dhe temat e tjera të nxehta, kërkojnë kuadro të përgaditura që do të mund të ballafaqohen me to. Vendi ynë nuk guxon të lëviz si zvarran, por duhet të rreshtohet në NATO dhe BE. Këtu duhet të vendosin ata që jetojnë në këtë vend, e këtu jetojnë dhe shqiptarët. Për t’i bërë ballë sigurisht që duhen njerëz me dije dhe kapacitete, jo se unë jam lider i BDI-s, por janë vetëm në BDI këto kapacitete, dhe kauzën shqiptare më mirë se BDI, që në vetëvete përmban gjenerata që kanë sakrifikuar për këtë komb, ata veprojnë vetëm tek ne, janë të vetmit dalë-zotës që tu bëjnë ballë cilitdo që fiton zgjedhjet në palën tjetër”, u shpreh Ahmeti.

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Bekim Neziri para të pranishmëve në hapjen e shtabit vendor komunal në Ohër tha se njësia zgjedhore numër 5 ku bën pjesë dhe Ohri ka rëndësi të veçantë për BDI-n.

“Ohri që nga viti 2002 e deri më tani vazhdon të përkrahë politikat e BDI-s. Sot ky është takimi i 9 me radhë në njësin zgjedhore numër 5. Kjo njësi ka një domethënie të veçantë në politikat e BDI-s. Bashkërisht siç jemi këtu sot dhe më të gjitha qytetet që gravitojnë në këtë njësi, ju ftojë të sfidojmë rezultatin e vitit 2014, t’u tregojmë atyre që nuk ia dëshirojnë të mirën BDI-s, se nuk ka forcë tjetër që mund të përfaqësojë më mirë shqiptarët. Unë nuk dyshojë se me datë 11 dhjetor do të korrim fitore”, u shpreh Neziri.

Ahmeti bashkë me përfaqësuesit e BDI-s rikujtuan të pranishmit në tubim për rëndësinë e mos-përçarjes së votës shqiptare. Qytetarët duhet të jenë syqelë që mos të kontribuojnë në fuqi-ngritjen e qarqeve të dyshimta antishqiptare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail