BDI ndërpret fushatën për Ditën e Flamurit

Shkup, 28 nëntoir 2016 (MIA) - Për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar, Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se i ndërpret aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Gjatë kësaj dite, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe zyrtarë të partisë, përfshirë kandidatët për deputetë, do të marrin pjesë vetëm në aktivitete solemne.

Në vijim, detajet për aktivitetet kremtuese:

09:00 - Zajaz, Kërçovë - Ali Ahmeti, vizitë në Qendrën Përkujtimore "Nëna Shqiptare", për të nderuar Festën Kombëtare
11:00 - Sllupçan, Kumanovë - Ali Ahmeti, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
- Komuna e Likovës , sh.f "Faik Konica" -
- Komuna e Likovës sh.m "Ismet Jashari"-
11:30 - Hotël, Kumanovë - Ahmeti, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
12:00 - Haraçinë, Shkup - Ali Ahmeti në shenjë nderimi, do të bëjë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.
13:00 - Shkup (Aleksandar Pallas) - Nën përkujdesjen e Ali Ahmetit, do të zhvillohet Akademi Solemne në nder të Ditës së Flamurit Kombëtar.
13:30 – Saraj, Shkup – Vendosja e luleve tek Busti i Isa Boletinit në Saraj
15:00 - Tetovë - Me rastin e Ditës së Flamurit, Ali Ahmeti do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Tetovë
15:30 - Tetovë, Selia e BDI-së - Ahmeti do të ndajë mirënjohje për veprimtarë të çështjes Kombëtare
17:00 - Gradec, Gostivar - Ali Ahmeti do të nderojë veprën e ministrit të parë të mbrojtjes, në Qeverinë e parë të Shqipërisë së pavarur, Mehmet Pashë Derralla.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail