Ahmeti: Për të pasur një shtet e një flamur që është simbol i kombit u deshën qindra mijëra sakrifica

Shkup, 28 nëntor 2016 (MIA) - Me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamrit, sot u mbajt Akademi solemne qendrore ku para një numri të madh të pranishëmve u urua e përkujtua 28 Nëntori.

Fillimi i këtij manifestimi u bë me intonimin e himnin kombëtar, kurse nuk munguan as këngë tradicionale me elemente të forta kombëtare.

Në këtë akademi fjalim mbajti edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i cili duke i uruar të pranishëmve Ditën e Flamurit tha se për të ardhur deri tek kjo ditë, janë bërë shumë sakrifica, shumë veprime nga mendje të ndritura të kombit tonë.

"Për të pasur një shtet e një flamur që është simbol i kombit dhe që mban kombin gjallë, u dashtën qindra mijëra sakrifica. Ne me krenarinë më të madhe i kujtojmë, që nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina e Bajram Curri, për të vazhduar me Adem Jasharin dhe me tërë ata ushtarë të cilët ishin begatuar me sakrificat me idenë kombëtare të këtyre njerëzve të mëdhenj të rilindjes kombëtare. Sot është ditë e shënuar, ne këto breza i kujtojmë pasi përkujtojmë sakrificat e kombit tonë dhimbjen që populli ynë ka përjetuar dekada me radhë, derisa ne të vijmë në ditë kur do të shënojmë pa frikë, se dikush mund të na i përsërisë historinë, por ama të gjithë duhet të mendojmë e reflektojmë se nëse harrojmë të kaluarën ajo shumë lehtë mund të na përsëritet. Ne duhet ta kujtojmë të kaluarën tonë të dhimbshme", deklaroi Ahmeti.

Ai përcolli një mesazh paqeje ku kujtoi se nuk duhet harruar e kaluara, por se edhe duhet tejkaluar hidhërimi dhe shndërruar në pajtim që jo vetëm shqiptarët, por i tërë rajoni të çlirohet nga barra dhe të integrohet në strukturat euroatlantike.

"Të gjithë mund të qetësoheni, i tërë kombi mund të qetësohet vetëm duke dalë në dritë e vërteta, atëherë mund të mendojmë pasi unë e kuptojë se duhet pajtimi edhe me popujt tjerë që na kanë shkaktuar tragjedi të mëdha, por duhet reflektimi, që të gjitha zemrat të zbuten e të kthehen në pajtime pasi vetëm kështu mund të kemi një rajon që mendon për të ardhmen, vetëm kështu mund të kemi një Evropë dhe të jemi anëtarë krenarë të NATO-s", u shpreh Ahmeti.

Në akademinë solemne foli edhe shqiptari i Rekës së Epërme Branko Manojllovski, i cili foli për bëmat dhe sakrificat e tija familjare drejt rezistimit të asimilimit në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail