Kompanitë me projekte inovative kanë në dispozicion mjete të BIE-së

Shkup, 30 nëntor 2016 (MIA) - Kompanitë e Maqedonisë të aplikojnë me projekte inovative për marrjen e mjeteve financiare nga Banka Investuese Evropiane.

Mjetet në vlerë prej mbi 24 miliardë euro mund të shfrytëzohen deri në vitin 2020, ndërsa dedikohen para së gjithash për kompanitë e vogla dhe të mesme nga Ballkani Perëndimor të cilat kanë projekte inovative dhe zhvilluese.

Drejtori ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike Mitko Aleksov sot në konferencë për shtyp informoi se mjetet financiare janë ndarë edhe për pilot projektin në sferën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, projekte për vaksina, ilaçe, pajisje mjekësore dhe diagnostike.

"Ajo që është e rëndësishme për Maqedoninë dhe kompanitë nga vendi jonë është se aktivitetet rajonale të BIE po zgjerohen me fokus të kompanive me projekte investuese. Më saktësisht janë konfirmuar dhe kategorizuar disa segmente për financim: banka dhe ndërmjetësuese financiar, biznese të mesme dhe të mëdha inovative, si dhe hulumtues të mëdhenj dhe projekte inovative të cilat rrjedhin nga universitetet dhe organizatat hulumtuese", tha Aleksov.

Financimi, siç sqaroi Aleksov, do të zhvillohet përmes bankave, për çka aplikoi që ato në periudhën e ardhshme të koncentrohen në kompani dhe projekte inovative.

Banka Investuese evropiane deri më tani përmes katër transheve ka ndarë mjete në vlerë të përgjithshme prej 350 milionë euro për kompanitë e Maqedonisë. Shfrytëzimi, siç vlerësoi Aleksov, është më se i kënaqshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail