Tridhjetë e shtatë të infektuar të rinj me HIV gjatë këtij viti, dy kanë vdekur

Shkup, 1 dhjetor 2016 (MIA) - Në Maqedoni gjatë këtij viti janë regjistruar 37 raste të reja me infeksionin HIV. Dy prej tyre e kanë humbur jetën.

Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi, Zvonko Milenkoviq, koordinator nacional për HIV/AIDS dhe drejtor i Klinikës për sëmundje infektuese, i cili tha se në të dyja rastet bëhet fjalë për persona të cilët janë regjistruar në formën progresive të vonë të sëmundjes, por të cilët për një kohë të shkurtër pas pranimit në Klinikë, vendosjen e diagnozës kryesore të sëmundjes dhe pas fillimit të trajtimit përkatës kanë përfunduar në mënyrë fatale.

Theksoi se prej 37 rasteve të sapodiagnostifikuara, një e treta janë të moshës nën 30-vjeç, ndërsa gjysma janë të moshës prej 30 deri në 40 vjeç, ndërsa ka edhe të moshës mbi 40-vjeçare (21 për qind). Theksoi se prej 37 personave të saporegjistruar, 34 janë të gjinisë mashkullore ndërsa tre të gjinisë femërore.

"Sot në erën e terapisë të lartë aktive antivirusale, me zbulimin e mekanizmave të rinj, targetëve për veprimin e saj, arrihet ajo që e shënohet në nivel global, gjegjësisht zvogëlimi i formave të rënda manifestuese të infeksionit HIV dhe ulja e vdekshmërisë. Secili duhet testuar të paktën një herë", tha Milenkoviq.

Theksoi se sivjet fillojnë me gjenerata të reja të barërave duke i përfshirë edhe ato të cilat ndikojnë më një pjesë të këtij cikli patogjen në nivelin i cili për momentin paraqet kthesë në nivel global lidhur me përzgjedhjen e terapisë antiretrovirusale dhe janë me mundësi më të madhe në realizimin e efekteve.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se kanë përfunduar procedurat për furnizimin e terapisë antiretrovirusale, këtyre ditëve presin dërgesën e saj, ndërsa ajo do të apilokohet gjatë vitit të ardhshëm.

"Lëndë e kontrollit dhe ndjekjes së vazhdueshme janë 185 persona. Mbulimi me terapinë antivirusale është 87 për qind, e cila është dukshëm më e lartë se ajo në nivel global e cila është rreth 46 për qind. E siguruam terapinë më efikase në nivel global. Zbatojmë aktivitete strategjike serioze për tejkalimin e situatës me infeksionin HIV", theksoi Milenkoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Shtoi se në vitin 2014 janë regjistruar 45 raste, ndërsa në vitin 2015, 32 raste me infeksionin HIV.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail