Hulumtim për përfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt

Shkup, 2 dhjetor 2016 (MIA) - Në shkollat e rregullta në Maqedoni ka të regjistruar gjithsej 2,235 nxënës me aftësi të kufizuara, nga të cilët 85 për qind ose 335 në paralele të veçanta, tregon Raporti nga hulumtimi i zbatuar për përfshirje të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin e rregullt.

Raportin në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara 3 dhjetor e promovuan Avokati i Popullit Ixhet Memeti dhe Zëvendëspërfaqësuesi i zyrës së UNICEF-it Elspet Erikson në shkollën fillore "Lazo Angelovski" në komunën e Aerodromit.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti tha se hulumtimi paraqet hap të madh për shqyrtimin e gjendjeve me inkluzivitet të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt, sepse kjo detekton dobësi.

"Detekton dobësi nga pikëpamja formale. Rekomandojmë që autoritetet ta përmirësojnë sistemin dhe ta harmonizojnë me dokumentet ndërkombëtare, ta ngrisin nivelin e rregullativës ligjore, si dhe të krijojnë edhe kushte njerëzore dhe materiale që fëmijët me aftësi të kufizuara të përfshihen në arsim të rregullt. Në Maqedoni ka vetëm 20 shkolla të tilla dhe ne nxitim të ketë më shumë", tha Memeti.

Theksoi se ka numër të vogël të parashtresave nga prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, por se ata trajtohen dhe Avokati i popullit reagon në kërkesat e tilla.

Zëvendës-përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it Elspet Erikson tha se çdo fëmijë ka të drejtë në arsim cilësor të cilin e respekton dhe e promovon llojllojshmërinë e tij dhe i siguron mundësi për zhvillim optimal, potencialeve të tyre.

Sipas raportit, kundrejt vështirësive në zbatimin e arsimit inkluziv, mospërgatitja materiale dhe kuadrovike, mungesa e mbështetjes së duhur së shkollave 89 për qind e fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët janë regjistruar kanë arritur edhe ta përfshijnë nivelin e duhur të arsimit.

Në lidhje me domosdoshmërinë e arsimit inkuziv, rezultatet nga hulumtimi tregojnë se 90 për qind e shkollave kanë qëndrim pozitiv dhe 70 për qind kanë vlerësuar se arsimi ekstern nuk është përshtatur me nxënësit me nevoja të veçanta.

Raporti është bërë në periudhën nga shtatori i vitit 2015 deri në prill të vitit 2016 ishin në bazë të të dhënave nga pyetësorët të dorëzuara deri te të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë, si dhe nga analiza e zbatuar e rregullativës ligjore. Hulumtimi është i Avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë me ndihmë financiare nga UNICEF-i, ndërsa në zbatim të Qendrës për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve.

Në pyetje të gazetarëve për përfshirjen e fëmijëve në fushatat parazgjedhore, avokati i popullit tha se deri më tani ka disa thirrje të qytetarëve dhe të punësuarve në lidhje me kundërvajtje të të drejtës zgjedhore gjatë fushatave.

"Përveç tre parashtresave më të mëdha në lidhje me frikësim kemi edhe disa në bazë të punës së dobët të Komisionit shtetëror zgjedhor. Në iniciativën tonë kemi hapur një procedurë në lidhje me keqpërdorimin e fëmijëve për ngjarje në shkollë nga ana e një partie politike, ku fëmijët ishin të detyruar të ndjekin dhe të marrin pjesë aty nuk duhet të marrin pjesë", tha Memeti.

Ai u bëri thirrje partive politike të mos i keqpërdorin fëmijët dhe të mos i përfshijnë në fushatat politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail