MPB: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në automjetin tek Ambasada e SHBA-së (PLT)

Shkup, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme sot konformoi se mbrëmë nga Ambasada Amerikane në Shkup  është denoncuar se ka një automjet të dyshimtë në parkingun e Ambasadës. 

Siç informojnë nga MPB për MIA-n, ekipi i tyre menjëherë është dërguar në terren ku ësht bërë verifikimi i automjetit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Automjeti siç thonë nga MPB, është marrë për verifikim të mëtjeshëm. 

Ambasada e SHBA-së në Shkup sot konfirmoi se dje ka pasur një automjet të parkuar në rrugën para Ambasadës që shkaktoi shqetësim dhe për këtë arsye është kërkuar intervenim i Ministrisë së Punve të Brendshme.

"Kërkuam përkrahje të Ministrisë së Punëve të Brednshme dhe njësitë e Ministrisë reaguan në mënyrë përkatëse. Automjeti ishte mënjanuar pa incident. Ju drejtojmë në MPB për çfarëdo informacionesh lidhur me rrjedhën e hetimit", citohet në informacionin e Ambasadës. 

Gjithashtu shtohet se ky rast nuk ka lidhje me problemet që kanë me linjat telefonike. 

Dje, Ambasada e SHBA-së në Shkup ka publikuar në rrjetet sociale se linjat telefonike i kanë të ndërprera.

"Linjat telefonike të ambasadës momentalisht nuk janë operative. Nëse e keni urgjent dhe keni nevojë për ndihmë, kontaktoni Qendrën operative të Departamentit amerikan të Shtetit në +1-202-647-1512", thekson Ambasada e SHBA-së në Tuiter-in e publikuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail