LSDM: Mbështetje nga eurodeputetët për "Plan për jetë në Maqedoni"

Shkup, 7 dhjetor 2016 (MIA) - LSDM sot kumtoi se deri te ata ka arritur mbështetje nga eurodeputetët, liderë të grupeve të deputetëve nga Parllamenti Evropian dhe ministra nga shtetet evropiane për programin zgjedhor "Plan për jetë në Maqedoni".

Në kumtesë theksohet se mbështetje për programin zgjedhor të LSDM-së ka nga eurodeputetja Tanja Fajon, lideri i Soacialdemokratëve në Parlamentin austriak, Andreas Shider, ministrja e Çështjeve Evropiane dhe Tregti në Qeverinë e Suedisë, An Lind dhe kryetari i Internacionales Liberale Juli Minoves - Trikel.

"E mbështes LSDM-në dhe Planin për jetë në Maqedoni. Ju meritoni jetë me dinjitet si edhe të gjithë qytetarët e Evropës. Keni të drejtë në standard jetësor i cili do t'ju mundësojë të ndjeheni të sigurt dhe të qetë" ka shkruar eurodeputetja Tanja Fajon, ndërsa transmeton LSDM.

Ministrja suedeze e Çështjeve Evropiane dhe Tregti An Lind në mbështetje ka theksuar se LSDM e udhëheq luftën për demokraci, për të drejta njerëzore dhe sundim të së drejtës dhe se zgjedhjet më 11 dhjetor do të jenë pikërisht për këto çështje.

Xhani Pintela, lider i Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, në mbështetje thotë se vota e LSDM-së do të jetë votë që të çlirohen institucionet demokratike, shoqëria, gjyqësia, mediat djhe administrata, nga duart e partive politike.

"Evropës i nevojitet Maqedoni demokratike, Evropës i nevojitet Maqedoni e cila udhëhiqet nga partia socialdemokrate", porositi Jans Nilsen, deputet në Parlamentin Evropian.

Në kumtesën nga LSDM theksohet se thirrja e përbashkët e politikanëve dhe diplomatëve nga shtetet evropiane të cilët kanë dërguar mbështetje për programin zgjedhor është që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për jetë në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail