Shpenzimet e jetesës dhe çmimet me pakicë në nëntor më të ulëta për 0,2 për qind

Shkup, 7 dhjetor 2016 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, shpenzimet e jetesës dhe çmimet me pakicë në nëntor të vitit 2016, në krahasim me muajin paraprak, janë më të ulëta për 0,2 për qind.

Zvogëlimi është rezultat i indekseve më të ulëta të pemëve të freskëta dhe të pemëve të frigoriferit për 17,0%, orizi për 8,0%, patatet për 1,2%, mishi për 0,6%, vaji dhe yndyrat për 0,5% dhe pemët e ngrira për 0,2%. Në nëntor, gjithashtu, ulje të indekseve të shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe te transporti i udhëtarëve me aeroplan për 7,1% pajisje informatike për 1,7%, librat për 0,3%, pajisjet terapeutike dhe shërbimet për kulturë për 0,2%.

Rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në nëntor të vitit 2016, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta dhe atë të frigoriferit përveç patatet për 3,2%, vezët për 0,9%, sheqeri, marmelata, mjalti, çokollata dhe prodhimet e ëmbla për 0,8%, qumështi me pak yndyrë për 0,7% dhe prodhime tjera ushqimore për 0,3%. Rritje të indekseve të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe te pajisjet telefonike dhe telefaksi për 3,2%, shërbimet spitalore për 1,4%, shërbimet për akomodim për 1,3%, motoçikletat për 1,0%, stolitë dhe orët për 0,6%, këpucët për -,5%, biçikletat, pjesët rezervë dhe pajisjet për transport personal për 0,4%, gazi për amvisëritë, kopshtet, bimët, lulet, restorantet dhe kafenetë për 0,3%, veshjet, derivatet e lëngshme dhe lubrifikantët për 0,2%.

Indeksi i shpenzimeve të jetës në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit 2015, shënon ulje prej 0,2%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 0,2%.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail