BE: Zgjedhjet janë një mundësi që vendi të bashkohet rreth qëllimeve strategjike

Bruksel, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Bashkimi Evropian nga afër do t'i ndjekë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të dielën do të mbahen në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me reagimin e tij për mbajtjen e tyre pret të dalë të dielën pasdite, pasi me vlerësim fillestar do të dalin vëzhguesit ndërkombëtarë.

Këtë, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sot e kumtoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, e cila potencoi se për Brukselin zyrtar, zgjedhjet janë një mundësi për bashkimin e Maqedonisë rreth qëllimeve strategjike.

"Do të ketë zgjedhje në IRJ të Maqedonisë këtë javë më 11 dhjetor. Siç deri më tani shumë herë kemi thënë në lidhje me këto zgjedhje, ato janë një mundësi që vendi të bëjë fillim të ri, të bashkohet rreth qëllimeve strategjike dhe të kthehet në rrugën eurointegruese, si pjesë e procesit të marrëveshjes së Përzhinës dhe është e qartë se kjo që është dakorduar në kuadër të kësaj marrëveshje, duhet të vazhdojë të impelementohet", theksoi Kocijançiç.

Zëdhënësja e komisarit për negociata për zgjerim, Johanes Han, gjithashtu, sqaroi edhe cilat janë pritjet e Qeverisë joformale të BE-së për atë ditë, por edhe për periudhën pas zgjedhjeve në shtetin e Maqedonisë.

"Në lidhje me atë se çka do të ndodh si hap i ardhshëm, ne kuptohet nga afër do t'i ndjekim zgjedhjet, siç kemi bërë edhe me tërë procesin deri në zgjedhje. Kuptohet, do të ketë edhe vëzhgues ndërkombëtarë në terren dhe ne gjithashtu do ta presim raportin e tyre, pas çka pres se do të kemi reagim tonin, diku pasdite gjatë të hënës", potencoi Kocijançiç.

Siç bëhet e ditur, eurokomisari Han ishte një prej ndërmjetësuesve në arritjen e marrëveshjes së Përzhinës me të cilën u krijua rrugë për dalje nga kriza politike në vend, ndërsa Komisioni Evropian përmes dhënies së të a.q. Prioritet urgjente reformuese i dha për obligim Republikës së Maqedonisë çka duhet të përmirësojë që tërësisht të kthehet në rrugën e përshpejtuar eurointegruese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail