Ivanov: Pres më 11 dhjetor njëzëri të përshëndetet dhe njihet vullneti i qytetarëve

Shkup, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Presidenti Gjorge Ivanov u bëri thirrje qytetarëve më 11 dhjetor të dalin ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe ta realizojnë obligimin e tyre civil.

"Apeloj të votoni sipas bindjes tuaj dhe t'ia jepni besimin asaj partie politike dhe opsionit për të cilin besoni se është zgjedhja më e mirë për ju dhe për Republikën e Maqedonisë", theksoi Ivanov në deklaratën e sotme.

Të gjithë të cilët janë të përfshirë në procesin zgjedhor, presidenti Ivanov ju bën thirrje të tregojnë nivel të denjë të kulturës politike dhe ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Si shtet, theksoi ai, nuk guxojmë të lejojmë të ketë asnjë argument për kontestim dhe diskriminim të procesit zgjedhor. 

"Në atmosferë demokratike, siç i ngjan një vendi demokratik, pres më 11 dhjetor njëzëri të përshëndetet dhe njihet vullneti i qytetarëve, i cili do ta shënojë fillimin e fundit të krizës politike dhe do të paraqesë fillim të pajtimit kombëtar në Republikën e Maqedonisë", theksoi presidenti Gjorge Ivanov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail