Në tetor janë dhënë 291 miratime për ndërtim

Shkup, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Në tetor të këtij viti janë dhënë 291 miratime për ndërtime që është për 10,7 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti paraprak. Me këto është parashikuar ndërtimi i 675 apartamenteve me sipërfaqe të përgjithshme përdorimi prej 52.163 metra katrorësh. 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e parashikuar e objekteve për të cilat është dhënë miratim për ndërtim arrin 2.824 miliardë denarë që është për 44,1 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të muajit të vitit paraprak. 

Nga numri i përgjithshëm  i miratimeve të dhëna për ndërtim, 187 ose 64,3 për qind janë për objekte ndërtimi të larta , 36 (12,4 për qind) për objekte ndërtimi të ulëta dhe 68, respektivisht 13,3 për qind për objekte për rikonstruksion. 

Nga gjithsej 291 objekte, në 193 (66,3 për qind) si investitorë janë paraqitur persona fizikë, ndërsa në 98 (33,7 për qind) investitorë janë subjekte afariste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail