Në rrugën Prilep-Vitolishte qarkullim vetëm për automjete të lehta

Shkup, 9 janar 2017 (MIA) - Në aksin rrugor Prilep-Vitolishte komunikacioni është i lejuar vetëm për automjete të lehta , me përdorim të obligueshëm të pajisjeve dimërore, njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Të mbyllura për komunikacion janë rrugët Grenam, Goshincë dhe Aleshevc.
Në qafën malore Pletvar dhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër ende është në fuqi ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese.
Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në mënyrë të vështirësuar, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë
Në vendkalimet malore, në vende e larta dhe malore për shkak temperaturave të ulëta është e mundur paraqitje e ngricës. Reshje të borës së dobët në orët e hershme të mëngjesit vërehen në Kriva Pallankë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjeteve, shpejtësi të adaptuar dhe respektim të sinjalizimit të komunikacionit. Në gryka malore është e mundur dukuri më e shpeshtë e shembjeve, posaçërisht në akset rrugore Koçani - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Kattlanovë - Veles, Krushevë Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail