Aleanca për Shqiptarët bojkoton mandatarin Gruevski

Shkup, 9 janar 2017 (MIA) - Aleanca për shqiptarët nuk do të marrë pjesë në përbërjen e qeverisë së re nëse mandatar është Nikolla Gruevski, person i dyshuar nga PSP, thotë Zulfi Adili nga Uniteti, pjesë e Aleancës për Shqiptarët në deklaratën e dhënë për "Fokus" pas lajmit se sot presidenti Ivanov do t’ia ndaj mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, transmeton Zhurnal.
Adili thekson se Uniteti nuk ndryshon qëndrimin e kushtetutës në platformën të cilën e përkrahën partitë shqiptare, e cila është bazë për negocimet për formimin e qeverisë së re.
Vesel Memedi, lider i RDK-së, parti e cila gjithashtu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, thotë se gjithsesi për ta më e rëndësishme është platforma.
"Për ne më me rëndësi është platforma. Ata të cilët janë të dyshuar do të përgjigjen para ligjit, Nuk do të ketë hapësirë për devijim, në platformë është e deklaruar në mënyrë të qartë cilat janë kërkesat tona për vazhdimin e punës të PSP-së", thotë Memedi.
Platformën e mbështetën 3 nga 4 partitë shqiptare të përfaqësuara në kuvendin e sapozgjedhur. BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkojnë që gjuha shqipe të fitojë status si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, barazi ekonomike, pjesëmarrje në zgjidhjen e emrit si kusht për integrimin në Unionin Europian dhe NATO, punë të pavarur të PSP-së, si dhe rezolutën e dënimit të “gjenocidit mbi shqiptarët e Maqedonisë”.
"Nuk ka dyshim se platforma për Shqiptarët është puna më e rëndësishme e cila duhet të ndodhë me ndryshimet, por gjithsesi se nuk është pak e rëndësishme kush do të marrë pjesë në formimin e qeverisë. Nuk ka ndryshime në qëndrimin tonë se nuk do të hyjmë në asnjë kombinim të qeverisë nëse mandatar është Gruevski" , thotë Adili.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail