Gruevski me mbështetje nga partnerët e koalicionit

Shkup, 10 janar 2017 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot mbajti takim me liderët e partive politike nga koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë". Në fokus të takimit ishin rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në prag të fillimit të negociatave për formimin e qeverisë së re.
"Tema kryesore është analiza e rezultateve zgjedhore, gjegjësisht të gjithë përfaqësuesit e partive politike i konkretizuan paraqitjet e tyre rreth angazhimeve dhe rezultateve dhe për tërë atë që ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë në ditën e zgjedhjeve. Janë dhënë ide të ndryshme si prej këtu do të veprojë koalicioni më tutje, me ç'rast u konfirmua legjitimiteti i plotë dhe tërë mbështetja të cilën kryetari i VMRO-DPMNE-së, tani si mandat e ka nga koalicioni 'Për një Maqedoni më të mirë'", deklaroi Ilija Dimovski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të partisë dhe deputet.
Në lidhje me fillimin e paralajmëruar të negociatave për formimin e qeverisë me BDI-në, Dimovski tha se drejtimet për negociatat janë pjesë përbërëse e Programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.
Në koalicionin e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, shtoi ai, janë prezantuar të gjitha partitë politike të komuniteteve më të vogla etnike të turqve, vllehëve, romëve, boshnjakëve, serbëve në Maqedoni.
Për atë se kur do të fillojnë negociatat me BDI-në për formimin e Qeverisë, Dimovski nuk saktësoi.
"Afatet janë të qarta, kështu që mendoj se nuk ka asgjë kontestuese rreth kësaj", tha duke u drejtuar në informacionet nga pres-shërbimet partiake.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail