LSDM: Ku janë paratë nga kuota e anëtarësimit të SIEM, AOJSH, Agro Sindikata dhe SUTKOZ

Shkup, 10 janar 2016 (MIA) - Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) përmes një kumtese me shkrim deri te mediat pyet ku kanë shkuar mbi 15 milionë denarë nga kuota e anëtarësisë për dy vitet e fundit nga SIEM, AOJSH, Agro Sindikata dhe SUTKOZ
"LSM-ja dhe anëtarësimi nga këto sindikata kërkon përgjigje ku janë këto mjete dhe për çka i kanë shpenzuar kryetarët e këtyre degëve sindikale nëse merret parasysh se disponojnë me kuotë anëtarësie të përgjithshme, me mjetet e përgjithshme financiare të punonjësve të cilët ia marrin nga llogaritë të organizatave sindikale", thuhet në kumtesën e LSM-së dhe pyet nëse këto mjete janë shpenzuar për nevojat e anëtarësimit ose për diçka tjetër.
Shtrohet edhe pyetja kush i ka autorizuar këta persona që të fshehin kuotë të anëtarësimit, pse nuk kanë paguar mjete në LSM, ndërsa i kanë marrë nga organizatat sindikale, pse këtë fakt e kanë fshehur nga anëtarësimi dhe ku i kanë shpenzuar këto mjete.
LSM-ja dje publikoi se kryetari i Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve juridike dhe shoqatave (AOJSH) Peco Grujovski vetëm për vitin 2015 dhe 2016 ka fshehur kuotë anëtarësie në vlerë prej 4,36 milionë denarë, kryetari i Agro Sindikatës Zhivko Danevski për periudhën e njëjtë ka fshehur kuotë anëtarësie në vlerë prej 2,58 milionë denarë, kryetari i SIEM Pece Risteski 4,68 milionë denarë dhe kryetari i SUTKOZ Darko Dimovski për periudhën e njëjtë ka fshehur kuotë anëtarësie prej 3,37 milionë denarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail