Ndalesë për kamionë në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër

Shkup, 11 janar 2017 (MIA) - Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese ka në akset rrugore: Mavrovë-Dibër, ku për automjetet e tjera është i obligueshëm shfrytëzimi i pajisjes dimërore, njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga "Rrugët e Maqedonisë".
Për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës.
LAMM rekomandon kujdes të madh në drejtimin e automjeteve, përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosu rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail