Përfundoi protesta në Shkup për lirimin e Ramush Haradinaj

Shkup, 11 janar 2016 (MIA) - Para Ambasadës franceze në Shkup sot është zhvilluar protestë në mbështetje të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili javë më parë u arrestua në Francë.
Në protestë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku mes tyre kishte edhe artist të estradës, politikanë, profesorë dhe bashkëluftëtarë nga Maqedonia, transmeton Zhurnal.
Protesta sapo ka përfunduar, ndërsa protestuesit kërkuan lirimin e komandantit dhe drejtësi për shqiptarët kudo që ata gjenden, dhe se do ta kenë mbështetjen e tyre në çdo rast.
Protesta u organizua nga Këshilli Organizativ në përbërje të artistëve, gazetarëve, studentëve, profesorëve dhe bashkëluftëtarëve të Ramush Haradinajt.
Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga policia franceze, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Sërbia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail