Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 11 janar 2017 (MIA) - Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga "Rrugët e Maqedonisë". Reshje të borës me intensitet të dobët bien në Dellçevë, Kriva Pallankë dhe në Mavrovë. Për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës.
Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore Mavrovë-Dibër.
Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë,Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
NP "rrugët e Maqedonisë" apelon për kujdes në rrugë dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" vazhdimisht janë në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail