Temperatura të ulëta, qytetarët të kenë kujdes në sipërfaqe të rrëshqitshme

Shkup, 12 janar 2017 (MIA) - Në Maqedoni edhe sot në mëngjes temperaturat janë shumë të ulëta, ndërsa ato të ditës do të jenë prej minus katër deri pesë gradë. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), rritje të temperaturave do të ketë prej të premtes.
Moti në Maqedoni do të jetë mjaft i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, me rritje të temperaturave të ditës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 20 deri minus nëntë, ndërsa e ditës prej minus katër deri pesë gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me erë të dobët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus 18, ndërsa e ditës do të ngritet deri minus dy gradë.
Rekomandohet që pa nevojë të domosdoshme të mos dilet nga shtëpia, të vishen rroba të ngrohta, të konsumohen pije të ngrohta dhe të evitohet konsumimi i alkoolit. Njëherit rekomandohet kujdes gjatë lëvizjes në sipërfaqe të rrëshqitshme.
DPHM informon se rritje të temperaturave do të ketë prej të premtes kur do të fryejë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale çdokund do të jenë pozitive. Valë të re të lagësht do të ketë prej të premtes nga fundi i ditës dhe të shtunën kur në viset më të lartas dhe në male do të ketë reshje të borës, ndërsa në viset më të ulëta reshjet do të jenë të shiut dhe borës.
Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëpndimroe të vendit, ku do të vijë deri te rritja e shtresës së borës. përgjatë Vardarit, në pjesët jugore dhe në viset më të ulëta do të ketë zvogëlim të shtresës së borës.
Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Temperatura e ditës do të jetë reth zeros.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail