Klinika për fëmijë: Të dy fëmijët vdiqën nga ndezja e trurit si pasojë e gripit

Shkup, 12 janar 2017 (MIA) - Të dy fëmijët në moshë prej tre dhe katër vjet nga Kërçova dhe Gostivari të cilët vdiqën nga gripi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve kanë pasur ndezje të trurit të cilët e kanë fituar si pasojë nga virusi.
Këtë sot e deklaroi neurologu Filip Duma nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, i cili tha se fëmijët janë pranuar para Vitit të Ri në gjendje të përgjithshme shumë të rëndë.
"Sapo është diagnostikuar sëmundja menjëherë janë dërguar në trajtim intensiv dhe është bërë gjithçka nga dhënia 'tamiflu', terapia suportive, terapi simptomatike dhe për fat të keq këtë luftë jo gjithmonë e fitojmë. Këtë vit kishim më shumë fëmijë me encefalit prej të cilëve për fat të keq dy vdiqën", theksoi Duma.
"Fëmija i parë vdiq në afat prej 24 orëve, ndërsa i dyti në afat prej pesë ditëve, por lufta ishte e madhe me mbështetje respiratore..." theksoi Duma.
Theksoi se gripi i ka zë më shpesh më të moshuarit, personat me imunitet të zvogëluar, fëmijët e vegjël që kanë ndonjë sëmundje tjetër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail