Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami u takua me kryetarin e NISMA-s për Kosovën Fatmir Limaj

Shkup, 12 dhjetor 2017 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot me bashkëpunëtor ka realizuar takim me kryetarin e NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj.
Siç theksohet në kumtesë, në takimin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Maqedoni e Kosovë.
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kanë arritur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni.
Nga Nisma kanë thënë se janë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u shpreh se bashkëpunimi me subjektet politike në Kosovë është i domosdoshëm, kur e dimë se vendet tona ndodhën pranë ngjarjeve me rëndësi për rajonin dhe Evropën.
"Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë sa më shumë bashkëpunime me Kosovën, por edhe me Shqipërinë sepse vetëm duke u angazhuar së bashku mund të realizojmë objektivat tona në të mirë të kombit shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë", ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kasami gjithashtu ka uruar Kryetarin Limaj për punën dhe angazhimin e NISMA për Kosovën, ku tha se besoj shumë në sukseset e këtij subjekti politik në Kosovë.
"Uroj dhe shpresoj që ky takim të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi sa më të mbarë që do mund të kemi si dy subjekte në të ardhmen, në nivel partie, por edhe në nivel të grupeve parlamentare", ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail