Më së ftohti në Strumicë -17, në Mavrovë 52 centimetra borë

Shkup, 13 janar 2017 (MIA) - Në Maqedoni sot në mëngjes temperatura më e ulët është matur në Strumicë -17 gradë. pasojnë -16 në Manastir dhe Shkup Petrovec, -15 në Kumanovë, Demir Kapi dhe Berovë, -14 Shtip, -12 Shkup, -11 Prilep, -10 Vinicë, -9 Gjevgjeli, kriva pallankë, -8 Llazaropole, Dibër, -6 Mavrovë, Topollçan, Pozharan, Pretor, Gjurishte, -5 Ohër, Krushevë dhe -4 në Dojran.
Siç kumtoi DPHM, shtresa e borës e matur në orën 7:00, më e lartë është në Mavrovë - 52 centimetra, ndërsa më e vogël - 1 centimetër në Dojran. Në Llazaropole 42, 36 në Pozharan, 33 në Topollçan, 28 në Berovë, 25 në Dibër, 24 në Gjurishte, 23 në Krushevë, 19 Manastir, 16 Kriva Pallankë, 15 Kumanovë, Strumicë, Pretor, 12 Vinicë, 11 Demir Kapi, Shtip dhe Ohër, 10 në Shkup dhe Prilep dhe 2 në Gjevgjeli.
Nuk janë regjistruar reshje tër eja.
Moti sot në mëngjes është i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell dhe erë të dobët, ndërkaq në viset më të larta me erë mesatare nga drejtimi jugor. Nëpër fushëgropa do të ektë dukuri për mjegull të dobët.
Do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Gjatë ditës do të ketë ngrohje. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare jugore. Pasdite dhe nga fundi i ditës në pjesët perëndimore në male do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës, në viset më të larta reshje të shiut dhe borës, ndërsa në ultësira rehsje të shiut. Nëpër fushëgropa do të ketë dukuri të mjegullës së dobët.
Temperatura do të arrijë prej -1 deri 5 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me periudha me diell dhe me erë të dobët jugore, do të ketë dukuri të mjegullës së dobët. temperatura do të arrijë deri rreth 3 gradë.
Nga e hëna rajoni ynë do të jetë nën ndikim të valëve të lagështa ajrore nga Mesdheu, kështu që moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme, kryesisht të shiut, në disa vise më të larta të borës dhe shiut, ndërsa në male reshje të borës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail