Më së shumti borë në Lazaropole, më ftohtë në Shkup

Shkup, 14 janar 2017 (MIA) - Më së shumti dëborë ka në Lazaropole, 49 cm, 31 cm në Pozharane, 25 në Topollçan dhe në Manastir, 24 në Gjurishte, 23 në Tetovë, 18 në Krushevë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturë më e ulët në mëngjes në orën tetë është matur në Shkup, minus 12 gradë Celsius, pas së cilës vijojnë Strumica me -9, - 8 në Shkup, Petrovec, -5 në Tetovë, -3 në Pozharane, -2 në Gjurishte, Kumanovë, Lazaropole dhe Prilep, -1 në Berovë dhe Kriva Pallankë, 0 gradë Celsius në Manastir dhe Krushevë,...
DPHM kumtoi se paradite kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit ende do të ketë të reshura, të cilat në pjesët malore do të jenë të dëborës, ndërsa në vendet më të ulëta të reshurat do të jenë përkohësisht të shiut. Deri në fund të ditës të reshurat do të ndalen. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura do të jetë në interval prej zero deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë verilindore të dobët deri në mesatare. Gjatë ditës do të ketë kushte për paraqitje të shiut të dobët, ndërsa në pjesët më të larta diku edhe borë të dobët. Temperatura do të jetë deri në 4 gradë Celsius.
Sot paradite në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit ende do të ketë të reshura, të cilat në pjesët malore do të jenë të dëborës dhe atje shtresa e dëborës do të rritet për 10 deri në 20 cm të reja. Në vendet më të ulëta të reshurat do të jenë përkohësisht të shiut. Nesër do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa nga e hëna do të fillojë periudha e motit kryesisht me vranësira me të reshura të përkohshme të dëborës me intensitet të ndryshueshëm. Nga mesi i javës në vendet më të ulëta veçanërisht në juglindje të reshurat do të jenë të shiut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail