Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Lazaropole

Shkup, 16 janar 2016 (MIA) - Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë ku është matur -12 gradë, kumtoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
Dhjetë gradë nën zero janë matur në Mavrovë dhe Lazaropole, -8 në Strumicë, -7 në Shkup (stacioni matës Petrovec) dhe Kriva Pallankë, -6 në Tetovë, Krushevë dhe Topollçan, -5 në Pozharanë dhe Kumanovë, -4 në Shkup, Shtip dhe Gjurishtë, -3 në Vinicë dhe Pretor, -2 në Manastir, Ohër dhe Demir Kapi, 0 gradë në Gjevgjeli dhe 1 gradë në Dojran.
Shtresa më e lartë e borës prej 66 centimetrave këtë mëngjes është matur në Lazaropolë, 54 cm në Mavrovë, 31 Pozharanë, 22 në Gjurishte, 18 në Krushevë, Berovë dhe Dibër, 16 centimetra në Tetovë, 11 në Kriva Pallankë dhe Strumicë, 9 në Manastir dhe Topollçanë, 7 në Kumanovë, 4 në Vinicë, 3 në Shkup dhe 1 centimetër në Pretor, Demir Kapi, Ohër dhe Dojran.
Momentalisht moti në Maqedoni është kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vendit me reshje të borës. Pa reshje është në pjesën verilindore të vendit, informoi DPHM.
Gjatë ditës do të jetë kryesisht me vranësira dhe ftohtë me reshje të përkohshme të borës, sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesët perëndimore erë e matur lindore. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -2 deri 3 gradë. Në Shkup do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të borës. Temperatura maksimale do të arrijë deri 1 gradë.
DPHM thekson se prej sot rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të masës së lagësht dhe më të ftohtë, e cila në ditët në vijim do të shkaktojë kryesisht mot të ftohtë dhe të vranët, me reshje të përkohshme të borës.
Reshjet do të jenë me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa më shumë reshje do të ketë në pjesët jugore dhe perëndimore. Reshje më të mëdha priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe gjatë natës së të enjtes, veçanërisht në pjesët jugore. Këto reshje do të shkaktojnë rritje të shtresës së dëborës në vende më të larta dhe në malet. Temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të mëdha dhe do të arrijnë në interval nga -3 deri në 4 gradë.
Të premten pritet mot stabil dhe i thatë me rritje të lehtë të temperaturave ditore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail