Bora do t'i mbrojë të mbjellat vjeshtore nga i ftohti

Shkup, 16 janar 2017 (MIA) - Shtresa e formuar e borës në Maqedoni do t'i mbrojë të mbjellat vjeshtore nga temperaturat e ulëta, thonë agrometeorologët.
Sipas tyre, qëndrueshmëria e të korrave në kushte të tilla është shumë më e madhe.
DPHM-ja, paralajmëron mot më të ftohtë në ditët në vijim. Mbajtja më e gjatë e temperaturave të ulëta, theksojnë ekspertët, mund të shkaktojë ngrirje te vreshtat dhe pemët e reja, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe të Maleshevisë. Veçanërisht i rrezikshëm ishte i ftohti polar gjatë javës së kaluar kur në rajonin pjellor për drith Manstir dhe Shtip janë matur -24,6 dhe -20,6 gradë Celsius.
"Temperaturat minimale gjatë periudhës së fundit, prej -10 në Gjevgjeli deri në -28 në Berovë dhe -16.6 në Demir Kapi, tregojnë në rrezik nga ngrirja e pjesërishme e sythave te hardhive, veçanërisht te plantacionet e reja. E ngjashme është situata edhe me fidanët frutorë në Maleshevi ku temperaturat ishin më të larta se -28 gradë Celsius, ndërsa qëndrueshmëria e llojeve të frutave me bërthamë është prej -25 deri në -35 gradë, veçanërisht te plantacionet e reja të cilët kanë sasi më të madhe të lëngut në trung dhe degët dhe janë më të ekspozuara në ngrirje", vlerësojnë agrometeorologët.
Dëmet eventuale nga ngrirja në këtë moment nuk mund të kontatstohen derisa nuk fillon krasitja pranverore kur nuk përjashtohet edhe të korrigjohen disa gjendje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail