Ndalesë për kamionë në disa akse rrugore në Maqedoninë perëndimore

Shkup, 16 janar 2017 (MIA) - Për shkak të reshjeve të borës për shkaqe parandaluese sot prej orës tetë është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Pletvar dhe në rrugën magjistrale Ohër - Gostivar në qafat malore Strazhë dhe Presekë.
Ndalesë për automjete të rënda transportuese prej orës 8:20 është vendosur edhe në rrugën magjistrale Gostivar-Dibër, më saktë në udhëkryqin Mavrovë drejt Dibrës, ndërsa prej orës 9 - në aksin rrugor krahu Mavrovë-Dibër.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë.
Aksi rrugor Makedonski Brod-f.Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çdo lloj të komunikacionit.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në Deve Bair ku ka ndalesë prej 30 minutave. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Qarkullimi ajror dhe hekurudhor tash për tash zhvillohet pa ndalesa.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail