Iniciativë që të analizohet puna e fondacionit Soros në Maqedoni

Shkup, 17 janar 2017 (MIA) - Këshilli inicues paralajmëroi formimin e organizatës e cila do të tregojë dhe paralajmërojë për aktivitetet e Fondacionit Shoqëri e hapur të Xhorxh Soros në Maqedoni. Sipas historianit, Nikolla Sërbov, një prej anëtarëve të këshillit inicues, qëllimi i organizatës Ndal Operacionit Soros do të jetë sektori civil të lirohet nga monopolizimi i tij nga Fondacioni Shoqëri e hapur viteve të kaluara.
"Jemi dëshmitarë se si uzurpohet i gjithë sektori civil i cili u shfrytëzua dhe u instrumentua në dobi të partisë politike, që është e palejueshme dhe jashtë parimeve të çdo organizimi civil. Fondacioni Shoqëri e hapur, i cili është nën kapelën e Sorosit, ishte drejtpërdrejt pas të gjitha proceseve të dhunshme në Republikën e Maqedonisë, me financa dhe me kuadër. Fondacioni Shoqëri e hapur krijoi monopol në sektorin civil i cili është okupuar dhe në të nuk ka vend për organizata dhe lëvizje të cilat nuk janë në pajtim me ideologjinë e Sorosit. Në sektorin civil u shkel pluralizmi dhe mbisundoi pikëpamja totalitare", deklaroi Sërbov në konferencën e sotme për shtyp, duke shtuar se organizata e formuar nga miliarderi Soros imponon ideologji radikale majtiste në Maqedoni, me të cilën bëhen përpjekje që të fshihen identitete të popujve dhe shteteve të tëra, si dhe të hapen kufijtë evropian ndaj Lindjes së Afërt, me çka vjen drejt rrezikimit serioz të sigurimit.
Sipas gazetarit, Cvetin Çilimanov, Fondacioni Shoqëri e hapur i koordinon aktivitetet e veta me partinë LSDM, por edhe me përfaqësues të bashkësisë diplomatike në Maqedoni, me çka ka ndikuar në prishjen e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me shtetet dhe organizata ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail