MPPS: Ndihmë të njëfishtë në para për familjen Demirovi nga Shtipi

Shkup, 17 janar 2017 (MIA) - Familja shtatëanëtarëshe e 40 vjeçarit Gunej Demirov nga Shtipi, shtëpia e të cilit dje në mëngjes u dogj dhe i cili mbeti pa kulm mbi kokë, do të marrë ndihmë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Ashtu siç informojnë nga MPPS, Demirov, i cili jeton me bashkëshorten e tij, dy fëmijët, gjyshen dhe nipin, edhe pse nuk është shfrytëzues i ndihmës sociale, do të marrë ndihmë të njëfishtë në para.
"Demirov edhe pse nuk është shfrytëzues as i ndonjë të drejte tjetër duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet për momentin dhe është gjendje e rrezikut ka të drejtë të marrë kompensim të njëfishtë në para", thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Prej atje shtojnë se Ministria gjithmonë del në vigjilje të personave në rrezik social të cilët kanë nevojë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail