Të reshura të borës me intensitet të ndryshueshëm

Shkup, 17 janar 2017 (MIA) - Shtresë më të lartë të dëborës prej 68 cm në orën 19 është matur në Lazaropole, kumtoi sonte Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Në Pozharan 42 cm, 29 në Gjurishte, 25 cm në Berovë, 23 në Tetovë, 21 në Manastir, 14 në Shkup (Zajçev Rid) dhe në Strumicë, 11 cm në Topollçan, 10 në Kriva Pallankë, 7 në Demir Kapi, 5 në Prilep dhe 4 cm shtresë e dëborës në Pretor dhe Vinicë.
Deri në orën 19 më së shumti reshje të shiut në 12 orët e fundit ka në Demir Kapi, 7 litra në metër katror, 5 në Gjevgjeli, 3 në Manastir dhe Pozharane, nga një litër në metër katror në Shkup (Zajçev Rid), Tetovë, Lazaropole, Berovë Topollçan, Gjurishte, Strumicë dhe Shtip.
Temperatura më e ulët prej -3 gradë Celsius sonte është matur në Mavrovë, 0 në Topollçan, Tetovë, Lazaropole, Pozharane dhe Gjurishte, 2 në Shkup, Kriva Pallankë, Shtip, Manastir, Prilep dhe Demir Kapi, 3 në Gjevgjeli, Pretor dhe Berovë, 4 në Strumicë, 5 në Ohër dhe gjashtë gradë Celsius në Vinicë.
Moti sonte është i vranët me reshje lokale të borës, ndërsa në juglindje me reshje të shiut. Vende-vende në pjesët perëndimore dhe jugore reshjet janë me intensitet mesatar. Në verilindje të Maqedonisë frynë erë veriore mesatare.
Gjatë natës do të jetë mot me vranësira me reshje të përkohshme të borës, ndërsa në juglindje me reshje të përkohshme të shiut dhe borës. Reshjet kohë pas kohe do të jenë me intensitet mesatar, ndërsa më shumë reshje në orët e mbrëmjes priten në juglindje të vendit. Do të fryjë erë e dobët ndërsa në verilindje përkohësisht mesatare nga drejtimi verilindor.
Sipas paralajmërimit të DPHM edhe nesër do të jetë me vranësira me reshje të borës. Paradite reshjet do të jenë më të dobëta dhe në nivel lokal, ndërsa pasdite duke filluar nga perëndimi do të intensifikohen. Më të rrëmbyeshme do të jenë nga fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Në pjesët juglindore reshjet do të jenë të shiut dhe të borës.
Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior dhe verilindor, që do të kushtëzojë paraqitjen e mundshme të borës. Temperaturat minimale do të jenë prej -5 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimale prej -2 deri në 4 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira me reshje të përkohshme të borës, veçanërisht nga fundi i ditës dhe gjatë natës. Shtresa e borës do të rritet për rreth 20 centimetra borë e re.
Edhe të enjten moti do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të borës, më të fuqishme në orët e mëngjesit, ndërsa në lindje në orët e paradites dhe të mesditës. Nga reshjet të cilat priten nesër dhe të enjten shtresa e borës gjithkund dukshëm do të rritet, në disa vende për 20 deri në 30 cm. Më shumë reshje do të ketë në jug të vendit ku në disa vende priten edhe mbi 40 cm borë.
"Që paradite të enjten duke filluar nga perëndimi reshjet do të ndalen, ndërsa në lindje do të ketë deri në mesditë dhe pasdite. Stabilizim të motit me kohë të thatë dhe ulje të pjesshme të vranësirave do të ketë prej të premtes", informoi DPHM.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail