Studim i ISHP: Ndotja e ajrit shkak për 30 deri 35 për qind të sëmundjeve

Shkup, 18 janar 2017 (MIA) - Tridhjetë deri 35 për qind nga sëmundjet janë shkaktuar nga ndotja e ajrit. Gjatë gjitha këtyre viteve mesatarisht rreth mbi 1.300 jetë në vit humben për shkak të ndotjes së ajrit. Shkupi është mes qyteteve më të ndotura, posaçërisht nëse merren parasysh përqëndrimet e PM 2,5 grimcave.
Këtë e konfirmuan rezultatet nga studimi i zbatuar në rajonin e Shkupit, të cilat sot në sesion plenar me punëtori për vlerësimin e efekteve të ajrit të ndotur mbi shëndetin e njerëzve në rrethinën e Shkupit i prezantoi Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë.
Sesioni plenar me punëtori u mbajt në Fakultetin e Mjekësisë në bashkëpunim me përfaqësues të Institutit për Shëndet dhe Mirëqenie të Finlandës, në kuadër të projektit Tuining për përforcimin e kapaciteteve për implementimin efektiv të legjislaturës së BE-së për cilësi të ajrit.
Prof. dr. Dragan Gjorçev tha se ideja është që këto hulumtime të zgjerohen edhe në qytetet e tjera në Maqedoni.
"Dy aspekte të rëndësishme u prezantuan, e ajo është se sa është bara e sëmundjeve për shkaqe ekologjike, para së gjithash ndotja e ajrit në shtet dhe çfarë është lidhja e drejtpërdrejtë e krijuar në rajonin e Shkupit. Rezultetet tregojnë se Shkupi është mes qyteteve më të ndotura, posaçërisht nëse i marrim koncetracionet e PM 2,5 grimcave, ato më të rrezikshmet. Shkupi është qytet udhëheqës evropian nga ajo që e prezantuan mysafirët", tha Gjorgjev.
Nëse në qytetet më të afërta Bukuresht dhe Budapest në vit mesatarisht ka 30-40 mikrogramë PM 2,5 grimca në një metër kub, potencoi, në Shkup ka madje 70 mikrogramë PM 2,5 grimca në një metër kub dhe aty ku ka matje konkretisht në stacionin në Karposh - 56 mikrogramë.
Ai tha se gjithsej rreth 70.000 vite jetë humben në tërë popullatën si efekt të ndotjes së ajrit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai tha se përgjegjësia për ndotjen e ajrit është e të gjithëve. Ajo që sektori shëndetësor ose Instituti për shëndet publik ka pasur për qëllim, potencoi, është të tregojë sa më shumë të dhëna dhe evidencë sa është e rrezikshme kjo jetë në kushte të smogut toksik.
Oto Haninen, ekspert për kuantifikimin e rreziqeve nga Instituti për shëndet dhe mirëqenie të Finlandës tha se një nga punët kryesore shikuar historikisht, të cilat në Finlandë kanë arritur t'i bëjnë është promovimi i ngrohjes qendrore si zgjidhje.
Deri në vitet e 60-ta nga shekulli i kaluar, tha ai, kryesisht ngroheshin me drunj dhe qymyr.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail