Kasami takohet me ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Altauzer

Shkup, 20 janar 2017 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, sekretari gjeneral Afrim Gashi dhe anëtari i Kryesisë qendrore Kastriot Rexhepi dje janë takuar me ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Altauzer.
"Në këtë takim miqësor është biseduar për aktualitetin politik në vend pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, me çka përfaqësuesit e BESËS kanë shprehur qëndrimin se Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar për daljen e vendit nga krizia politike, dhe kthimin në agjendën e integrimeve euro – atlantike, ndërsa Platforma 'Ridefinimi' për këtë është një zgjidhje ideale politike", thuhet në kumtesën partiake.
Në kumtesë thuhet se takimet e këtilla miqësore dhe në frymë pozitive janë në vazhdën e intensifikimit të lidershipit të "BESA"-s me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail