Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takon ambasadorin e Francës Kristian Timonier

Tetovë, 13 shkurt 2017 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier, me të cilin kanë shkëmbyer mendime për situatën politike në vend pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Ahmeti, siç njofton Zyra për Informim e BDI-së, nënvizoi se për BDI-në, stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm përballë sfidave vendore, rajonale, por edhe globale.
Ai, më tej, elaboroi mbi bisedimet negociuese me VMRO DPMNE-në dhe LSDM-në duke shpalosur prioritetet tona për rrumbullakësimin e Marrëveshjes së Ohrit, sundimin e së drejtës, fqinjësi të mirë, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik.
"Edhe përkundër presionit të vazhdueshëm opinionbërës, BDI nuk vepron në saje të emocioneve dhe preferencave, por me racionalitet dhe të fokusuar në zotimet para qytetarëve, duke mos qenë as servis i njërës palë e as shërbëtor i palës tjetër", theksoi Ahmeti.
Lideri i BDI-së më tej ka shtuar që ky presion joracional, i panevojshëm dhe preferencial opiniobërës po përpiqet që të krijojë tema joekzistuese në organet e partisë për gjoja ndarje në krahe të ndryshme dhe kjo bëhet me qëllim për ta dobësuar BDI-në.
"Vendimi i BDI-së duhet të prodhojë siguri, stabilitet, qëndrueshmëri si dhe të jetë në partneritet me komunitetin ndërkombëtar sepse kemi interes dhe qëllim të përbashkët, integrimin e vendit në NATO dhe BE", ka potencuar ai.
Ahmeti gjithashtu, njoftoi ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizimin e pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet.
"Për këto, në BDI ka debat shumë të hapur, të argumentuar dhe konstruktiv, përfshirë edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademike", ka shtuar Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail