Haliti: Për garancitë e LSDM-së vendos kryesia qendrore e BDI-së

Shkup, 15 shkurt 2017 (MIA) - Për dokumentin e LSDM-së dorëzuar BDI-së do të duhet të prononcohet kryesia qendrore e partisë së Ahmetit.
Anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Rafiz Haliti, në emisionin “Argument” në TVM2, duke mos zbuluar detajet e garancisë që ofrojnë socialdemokratët, thotë se do të veprohet ngjashëm sikurse me VMRO-DPMNE-në, transmeton Aktualja.
Sipas Halitit, anëtarësia qendrore do të vendosë për arritjen e barazisë qytetare.
"Ne është dashur në kryesinë qendrore, normalisht, të debatojmë për çdo detaj për qeverisjen e ardhshme se për çka janë të gatshëm në këtë rast subjektet politike maqedonase që me të vërtetë të krijojmë atë ambient qeverisës, me platformë politike qeverisëse, që ajo barazi e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë definitivisht të arrihet", deklaroi anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Rafiz Haliti.
Haliti tha se për çdo hap të mëtejmë do të informojnë edhe partitë e tjera nënshkruese në marrëveshjes mes partive shqiptare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail