Të punësuarit në Hekurudhë do ta marrin pjesën e dytë të pagës për dhjetorin

Shkup, 17 shkurt 2017 (MIA) - Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport Shkup informon se sot të punësuarve do t'ua paguajë pjesën e dytë të pagës për dhjetorin e vitit 2016, ndërsa deri në fund të muajit do ta paguajë pagën për janarin e vitit 2017.
"Për shkak të problemeve të mëdha me të cilat përballet tërë sistemi hekurudhor në vitin 2016 kur për shkak të bllokadave të hekurudhës te fqiu ynë jugor, Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport Shkup pësoi humbje të drejtpërdrejta prej pesë milionë euro, në çka përderisa shtohen edhe borxhet e kthyera në vlerë prej 15 milionë eurove dhe 4,5 paga e paguara të mbetura, në fillim të këtij viti sërish përballet me sfida të caktuara financiare", thonë në kumtesë.
Nga kompania paralajmërojnë edhe se gjatë javës së ardhshme në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë duhet të finalizohet vendimi për zgjidhje afatgjate të gjendjeve në hekurudhat e Maqedonisë.
Për shkak të pagave të papaguara sindikatat në "Hekurudhat e Maqedonisë-transport" paralajmëruan protestë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail