Në mëngjes më ftohtë në Berovë, në Mavrovë 18 centimetra borë

Shkup, 18 shkurt 2017 (MIA) - Në mëngjes, deri në orën 8:30 më ftohtë ishte në Berovë, -5 gradë Celsius, ndërsa tre gradë Celsius maksimale janë matur në Topollçan dhe Dibër.
Ashtu siç informon DPHM, -3 gradë Celsius ishte në Strumicë, Demir Kapi dhe Shkup Petrovec, -2 në Kumanovë, Manastir, Shtip, Kriva Pallankë dhe Tetovë, -1 në Shkup, Lazaropole dhe Gjevgjeli, 0 në Krushevë, Vinicë, Prilep dhe Pretor, 1 gradë Celsius në Pozharane dhe Mavrovë dhe 2 në Gjurishte, Ohër dhe Dojran.
Borë ka në Mavrovë, 18 centimetra.
Gjatë natës ka mbisunduar mot me vranësira të ndryshueshme, vende-vende edhe mot i kthjellët, që mundësoi në disa vende rënie të temperaturave të mëngjesit. Nëpër fushëgropat e ndara pas mesnate do të krijohet paraqitje e mjegullës. Fryen erë e dobët kryesisht nga drejtimi jugor, por më shumë është shfaqur në vendet më të larta dhe në pjesët malore.
Paradite nëpër fushëgropat do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë të reshura të shiut, ndërsa në pjesët malore do të shndërohen në të dëborës. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura më e lartë e ajrit do të jetë në interval prej 9 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, kah fundi i ditës vranësira do të rritet dhe do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Do të fryejë erë nga drejtimi juglindor. Temperatura më e lartë do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Nesër do të jetë kryesisht me vranësira me të reshura të përkohshme lokale të shiut, në pjesët malore dhe në disa vende më të larta në pjesët veriperëndimore me dëborë të përkohshme. Intensiteti i të reshurave do të jetë i dobët deri në mesatar, lokalisht rreth 10 litra në metër katror. Do të mbisundojë mot relativisht i ngrohtë, rënie të vogël të temperaturës së ditës do të ketë të dielën dhe të hënën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail