ITSHKSH prezanton botimet dhe aktivitetet shkencore të vitit të kaluar

Shkup, 21 shkurt 2017 (MIA) - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot promovoi veprimtarinë e vet shkencore dhe botuese gjatë vitit 2016.
Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se edhe gjatë vitit të fundit kemi vazhduar me përkushtim të madh në realizimin e programin vjetor, i cili parasheh botimin e revistës "Studime albanologjike", organizimin dhe botimin e materialeve shkencore nga konferencat e këtij institucioni në edicionin e veçantë "Scupi", botimin e veprave studimore individuale të punëtorëve shkencorë dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm, pjesëmarrjen në konferenca dhe projekte të tjera shkencore, etj.
"Një bashkëpunim të ngushtë gjatë kësaj periudhe kemi pasur edhe me institutet simotra në Shkup, Prishtinë e Tiranë, si dhe me institucionet shtetërore dhe komunale, me ndihmën e të cilave kemi realizuar projektet tona", shtoi Asani.
Veprimtarinë hulumtuese dhe botuese të Institutit, në vazhdimësi e ka përkrahur Komuna Çair e Shkupit. Gjatë vitit të kaluar, vlen të theksohet mbështetja e projektit disaditor në qendrat më të mëdha amerikane e botërore, Nju Jork e Vashington, për të cilat, kreu i kësaj komune, Izet Mexhiti, tha se ishte një nga diplomacitë më të forta kulturore të shqiptarëve në rajon gjatë vitit të kaluar.
"Përmes asaj ekspozite, doli në pah shpirti i madh human i popullit shqiptar, i cili në kohërat më të vështira, arriti që ta mundë të keqen, dhe të shpëtojë qindra-mijëra jetë të pafajshme", tha Mexhiti.
Më pas, shkrimtari i njohur, diplomati dhe akademiku Luan Starova, foli më gjerësisht lidhur me veprimtarinë botuese të Institutit, për të cilën theksoi se është shumë domethënëse për shkencën dhe kulturën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Një mik tjetër të Institutit, shtetasi amerikan i cili një çerekshekull punon dhe vepron në Shqipëri, përkatësisht drejtori i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante në Tiranë, David Hosaflok, u ndal më tepër lidhur me bashkëpunimin mes dy instituteve, ku vend të merituar zuri projekti i përbashkët në SHBA, si dhe botimi i përbashkët i tri librave që lidhen me jetën dhe veprën e Qiriazëve të Manastirit.
Sekretari shkencor i ITSHKSH-së, dr.Sefer Tahiri, paraqiti një kronikë të veçantë për të gjitha botimet dhe projektet e ITSHKSH-së, të realizuara gjatë vitit 2016. Ai theksoi botimin e tre librave për Qiriazët në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Shqiptare dhe Protestante në Tiranë, botimin e veprës shkencore "Presheva në rrjedhat e historisë (shek.XX)" të autorit Ardian Emini, botimin e veprës nga fusha e folklorit "Besime popullore shqiptare - Rite e mitologji në rajonin e Kumanovës”, të autorit Mumin Zeqiri, si dhe botimin e veprës "Hulumtime linguistike dhe kulturë-historike në etnoregjionin e Rekës së Epërme", të studiuesit të njohur Qemal Murati.
Gjatë vitit paraprak janë botuar numrat 13 dhe 14 të revistës "Studime Albanologjike", me materiale të larmishme nga sfera të ndryshme të albanologjisë dhe etnokulturës shqiptare, si dhe dy numra të revistës periodike "Scupi". Në numrin 14 të "Scupi"-t me titull "Karnavalet e Bozovcës", janë botuar punimet shkencore të prezantuara më 13 mars në Bozovicë të Tetovës, ndërsa në numrin 15 me titull "Dita e Verës" u botuan punimet shkencore të prezantuara në tribunën shkencore të mbajtur në Strugë, me rastin e kësaj feste pagane, e cila është vlerë e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni.
Gjatë vitit 2016 u mbajtën edhe disa konferenca shkencore në bashkëpunim me Institutin e Historisë të Prishtinës, Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike të Tiranës (Institutin e Historisë – Tiranë), dhe u organizuan promovime librash.
"Pjesë e rëndësishme e punës së ITSHKSH-së ka qenë edhe mbarëvajtja e studimeve pasdiplomike, të cilat po vazhdojnë me sukses, ndërsa planifikohet zgjerimi i veprimtarisë arsimore me programe të reja studimore në vitin 2017", u shpreh Tahiri.
Disa aktivitete shkencore u mbështetën nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Komuna Çair e Shkupit, kurse një pjesë e konsiderueshme e veprimtarisë botuese u mbështet nga ana e Ministrisë së Kulturës.
Promovimi u përmbyll me dy rikompozime nga muzika e vjetër shqiptare, ekzekutuar nga Duo Skupi, përkatësisht: në violinë – punonjës shkencor i Institutit, Ermal Mehmeti, dhe në flaut – dr. Jeta Starova-Mehmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail