Ristovski: Për këtë vit janë planifikuar 3,7 milionë euro për mbështetje të inovacioneve

Shkup, 21 shkurt 2017 (MIA) - Deri më 3 maj të vitit 2017 zgjatë thirrja e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik për mbështetje të startap ndërmarrjeve të interesuara të cilat mund të aplikojnë për grante deri në 30.000 euro që të zhvillojnë zgjidhje inovative me perspektivë globale.
Shfrytëzues i suksesshëm i një granti të tillë është kompania "vejpër aplikacione" SHPKNJP. Ekziston rreth dy vjet e gjysmë dhe është formuar me qëllim të zhvillojë prodhim softueristik për kompanitë e mesme, i cili dukshëm ua lehtëson IT administratën dhe integrimin e IT sistemeve të tyre themelore.

"Softueri e zgjidh problemin e klaudit privat, gjegjësisht për një kohë të shkurtër mund të marrim aplikacione të gatshme, të integruara të cilat janë të nevojshme pothuajse për të gjitha kompanitë e mesme. Softueri është i hapur dhe ne paguajmë nga mirëmbajtja, mbështetja dhe kastomizimi. Benefit të madh për kompaninë ishte që kemi marrë bashkëfinancim nga ana e Fondit për inovacione, sepse na ka ndihmuar për ta ofruar dhe ta shesim", deklaroi Lupço Vangelski, drejtues i "Vejpër aplikacione" të cilën sot e vizituan zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski dhe drejtoresha e Fondit, Jasmina Popovska.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail