Muajin e ardhshëm hapet Shtëpia ekspozuese-tregtare e Maqedonisë në Moskë

Shkup, 23 shkurt 2017 (MIA) - Fruta dhe perime të freskëta, produkte të konservuara, qumështore dhe të mishit, si dhe pije, do të jenë pjesë e dërgesës së parë, me të cilën më 23 mars të këtij viti edhe zyrtarisht hapet Shtëpia ekspozuese-tregtare e Maqedonisë në Moskë.
Siç është theksuar në prezantimin e sotëm që e ka organizuar Oda ekonomike Maqedoni-Rusi, Shtëpia ndodhet në kompleksin "Fud siti", qytet tregtar i llojit të vet, i cili përfshin 90 hektarë sipërfaqe dhe në të cilin janë të locuar të gjithë eksportuesit dhe distributorët e huaj që tregtojnë me Rusinë. Kompanitë e Maqedonia, fillimisht 20, do të marrin mbështetje komerciale, doganore dhe juridike për plasman të produkteve, ndërsa në Shtëpi do të mund t'i ekspozojnë dhe deponojnë që të jenë menjëherë të kapshme për partnerët afarist rusë.
"Më në fund e realizuam idenë që ekziston me dekada, të kemi produkte para afaristëve rus në çdo kohë. Me të praktikisht u dalim në vigjilje anëtareve tona, kërkesat dhe sugjerimet e të cilave i përcjellim vazhdimisht, ndërsa interesi i tyre themelor është që të rritet eksporti i këtij tregu të madh", deklaroi drejtori ekzekutiv i Odës, Dejan Beshliev.
Propozimi për Shtëpinë ekspozuese-tregtare ka dalë, informoi Beshliev nga Këshilli afarist euroaziatik, i cili mbështetës i "Fud siti", ndërsa është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të zyrtarizuar me Memorandum të nënshkruar mes Odës ekonomike Maqedoni-Rus dhe Osë ekonomike të Moskës.
Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov, i cili ishte i ftuar në promovim, trendet e fundit në shkëmbim tregojnë rritje të vlerës së produkteve të eksportuara bujqësore për 72,8 për qind. Kjo, përmendi Cvetkov, ka të bëjë fillimisht me eksportin e rritur të mollëve, domateve dhe cigareve. Vitin e kaluar është arritur edhe eksporti më i lartë i produkteve ushqimore, në vlerë prej gjithsej 30 milionë eurove.
Përfaqësues të Odës ekonimike të Moskës dhe Lidhjes afariste euroaziatike, Roman Viktoroviç Dunko dhe Viktor Tuzaroviç Kambollov, të cilët qëndrojnë në Shkup me rastin e prezantimit të Shtëpisë ekspozuese-tregtare e Maqedonisë kanë shfaqur shpresë se eksportuesit e Maqedonisë do ta shfrytëzojnë shansin dhe në këtë projekt do të gjejnë partner për shitjen e produkteve të tyre.
Maqedonia dhe Rusia kanë kultura të ngjashme që është shumë me rëndësi, potencoi, për vendosjen dhe ndërtimin e raporteve.
Viktoroviç Dunko dhe Tuzaroviç Kambollov, këtyre ditëve kanë pasur takime këtyre ditëve edhe me përfaqësues qeveritarë, në të cilat, siç thanë, është konfirmuar mbështetja e ndërsjellë për eksportuesit e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail