Osmani: Tani, kalohet në fazën tjetër të bisedimeve

Shkup, 23 shkurt 2017 (MIA) - Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani në pres konferencën e sotme ka sqaruar se mbrëmë kryesia e partisë i ka dhënë përkrahje projekt ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
"Nuk ka zgjidhje ideale. Ne mendojmë se kjo është zgjidhja optimale e cila e mbyll çështjen e vetme të pazgjidhur nga marrëveshja kornizë në pjesën e sjelljes së Ligjit", ka deklaruar Osmani.
Siç njofton Aktuale, tani kryetari Ali Ahmeti, sipas Osmanit, ka të drejtë në bazë të Statutit t'i japë mandatin Zoran Zaevit, pa thirrur Kryesinë.
"Tani, kalohet në fazën tjetër të bisedimeve, pritet të bëhet përputhja e programeve mes dy partive, të cilët janë promovuar gjatë fushatave zgjedhore për udhëheqjen e shtetit, sipas ndarjes së dikastereve. Këtë do ta zgjidhim nesër, poashtu në vazhdim të seancës së kryesisë qendrore dhe në komunikim me LSDM-në", ka thënë Bujar Osmani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail