Dimitriev për vizitë në fabrikën "Lion" në Sveti Nikollë

Shtip, 24 shkurt 2017 (MIA) - Kryeministri Emill Dimitriev së bashku me ministrin e Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi dhe drejtorin e Agjencisë për Punësim Vllatko Popovski e vizituan fabrikën për prodhime konditore "Lion" në Sveti Nilkollë, ku janë të punësuar 176 persona, prej të cilëve 62 me invaliditet.
Dimitriev theksoi se menaxhmenti i fabrikës "Lion" i shfrytëzon masat qeveritare për punësim.
"Në kuadër të Programeve për ndërtim të masave për punësim ka një pjesë të posaçme për stimulim për punësim të personave me hendikap. Vetëm në bazë të kësaj pjese në Republikën e Maqedonisë janë punësuar mbi 4.500 persona. Për vitin vijues Qeveria përmes buxhetit të Agjencisë për punësim ka planifikuar 213 milionë denarë të reja të cilat do të do të vendosen në dispozicion të kompanive për shfrytëzim të benefiteve të ndryshme, për punësim të personave me hendikap. Masat stimuluese janë përmes ndarjes së 20 pagave mesatare, përmes ndarjes së 100.000 denarëve për adaptim të vendit të punës, përmes ndihmës së ndryshme gjatë furnizimit të pajisjes, që vetvetiu, flet mjaftueshëm se sa është ndihma tek kompanitë dhe stimuli që të punësohen kjo kategori e njerëzve", thotë Dimitriev.
Ai theksoi se Qeveria edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me stimulimin e kompanive për punësimin e personave me nevoja të posaçme, për shkak se efektet tanimë po shihen pikërisht edhe në kompaninë "Lion" në Sveti Nikollë.
"Nga menxhamenti dëgjova se jo vetëm që është prezent pjesa ekonomike derisa punojnë këtu, por ka edhe elemente të tjera sociale të cilët janë të pranishëm që në mënyrë plotësuese më inkurajon se investojmë në një drejtim të drejtë", tha Dimitriev.
Drejtoresha e "Lion"-it Katerina Goneva thotë se është e kënaqur që Qeveria ua mundëson kompanive këto masa për punësim të personave me hendikap, për shkak se siç tha, ekonomia ballafaqohet me mungesë të kuadrit të kualifikuar, ndërsa pikërisht këto masa u mundësojnë fillimisht t'i trajnojnë punëtorët, ndërsa pastaj të inkuadrohen në procesin e prodhimtarisë. Goneva theksoi se ata si kompani kanë si orientim eksportin, ndërsa prodhimet e tyre shiten në 26 vende.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail