Nga e marta panair për ndërtimtari dhe për patundshmëri

Shkup, 24 shkurt 2017 (MIA) - Njëqind ekspozues të drejtpërdrejtë dhe edhe 200 ekspozues jo të drejtpërdrejtë do të prezantohen në edicionin e 14-të të Panairit ndërkombëtar për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor në Panairin ndërkombëtar të 7-të RealExpo të patundshmërive që do të mbahen në tre salla të Panairit të Shkupit nga 28 shkurti deri më 4 mars të këtij viti.
Gjatë panairit për herë të parë sivjet ekspertët nga sfera e efikasitetit energjetik do t'i prezantojnë masat dhe përfitimet nga sistemet dhe metodat e vendosura për kursimin energjetik, ndërsa do të prezantohen edhe disa banka të cilat do t'i njoftojnë vizitorët me shërbimet që i ofrojnë për kredi banesore.

Siç theksoi drejtoresha operative e Panairit për ndërtimtari Valentina Dimitrova në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Robert Hot, të dy panairet janë të rëndësishme për promovimin e degëve më të mëdha ekonomike në Maqedoni.
Panairi do të jetë i hapur çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 19:00, ndërsa çmimi për hyrje do të kushtojë 80 denarë për vizita individuale dhe 40 denarë për vizita kolektive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail