VMRO-DPMNE: Injorohet dhe luhet me vullnetin e shumicës

Shkup, 25 shkurt 2017 (MIA) - Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë në seancë, duke e analizuar gjendjen politike aktuale në shtet, vlerësoi se shkelur rregulli i koalicionimit të partive fituese në bllokun shqiptar dhe maqedonas, pa dallim nëse BDI do të vendosë të koalicionojë me LSDM-në apo vetëm do të japë mbështetje për formimin e qeverisë së pakicës pa marrë pjesë në pushtetin e ardhshëm ekzekutiv.
Në kumtesën e VMRO-DPMNE-së theksohet se si parti kundërshtojnë në tentimet të injorohet dhe luhet me vullnetin e shumicës maqedonase, por edhe vullneti i pjesëtarëve të bashkësive të tjera etnike të cilët votën e tyre e kanë dhënë për "Koalicionin "Për një Maqedoni më të mirë".
"Realizimi i platformës nga Tirana dhe përpjekjet për imponimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, paraqesin një ridefinim të Republikës së Maqedonisë dhe janë në kundërshtim me karakterin multi­etnik të shtetit", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO thonë se pjesë të projekt­ligjit për gjuhët që u paraqitën në media, janë plotësisht të papranueshme për këtë parti, duke shtuar se deputetët e zgjedhur do t’i kundërvihen miratimit të këtij ligji.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail