Zaev ia dorëzoi Ivanovit nënshkrimet për mandatin

Shkup, 27 shkurt 2017 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ia dorëzoi presidentit Gjorge Ivanov dëshminë për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë.
Zaev, presidentit Ivnaov, në vilën "Vodno" ia dorëzoi nënshkrimet e 67 deputetëve nga LSDM, BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët.
Ai para takimit me presidentin e vendit, në një deklaratë të shkurtë tha se pret që Ivanov t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë dhe i porositi qytetarët se vijon periudha e një transferi të qetë të pushtetit.
"Kjo është ditë historike për Republikën e Maqedonisë. Në dorë mbaj 67 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, të cilët garantojnë munëdsi për qeveri të re për qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht këto nënshkrime mundësojnë që të përfundojë kriza në Republikën e Maqedonisë dhe përfundimisht shteti të lëvizë përpara në funksion të kthimit të jetës në Maqedoni. Sot pres që zotëri Ivanov ta dorëzojë mandatin në kohë sa më të shpejtë, në mënyrë që të mund të fillojmë negociata për krijimin dhe formimin e qeverisë së re të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Njëkohësisht kam mundësinë që të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit t'u porosis se pason një transfer i qetë dhe i shpejtë i pushtetit në Republikën e Maqedonisë", tha Zaev.
Në takimin tek presidenti Ivanov morën pjesë edhe nënkryetarja Radmilla Shekerinska dhe sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski.
Nga kabineti i Ivanovit paraprakisht informuan se pas parashtrimit të dëshmisë për sigurim të shumicës, pritet që presidenti të sjellë vendim në ditët në vijim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail